Sparrow Design

FAQ About Sparrow Design

Sparrow Design Sparrow Design
2 years ago | sindi

Kush eshte Sparrow Design, historia jone dhe pse vendosa qe studio do te kete emrin "Sparrow"

Une quhem Sindi dhe jam themeluesja dhe mesuesja e studios pjesen me te madhe te kohes. Jam 23 vjece dhe nje vit me pare ne moshen 22 mbasi mbarova masterin ne Firenze te Italis u ktheva ne Shqiperi, per te dhene dijet e mija dhe per te zhvilluar pasionin tim, ne vendin tim.

Duke u bazuar ne eskperiencen time personale, si dhe duke krahasuar mesimdhenien ne Shqiperi dhe ne Itali, po mendoja se sa boshlleqe ka ne arsimin tone dhe se sa te painformuar jane studentet mbi fushen e dezajnit. Ne nuk kemi gjimnaze profesionale vetem per dezajn qe te pergatisin studentet per universitet.

Ne universitet meson me shume teori, por nese nuk meson praktiken si mund te jesh gati te futesh ne pune...

Une mendova qe kush mund ta sjelli ndryshimin me mire se nje studente qe e ka kaluar vete kete eksperience, qe mund ti mesoje studenteve cdo gje qe duhet qe ata te pergatiten qe ne moshen me te vogel 7 vjec.

Tani pse zgjodha pikerisht emrin "Sparrow"...

Sparrow ne shqip Harabeli, simbolizon paqe, harmoni, kreativitet dhe dashuri per veten.

Ashtu si vete Harabeli kendon kengen e tij, dhe ne cdo dite " kendojme" kengen tone, ate te shpirtit, duke i treguar botes kush jemi dhe cfare jemi te afte te bejme.

Sparrow Design Sparrow Design
2 years ago | sindi

Si zhvillohet nje ore mesimdhenie ne Sparrow Design?

Ne studion tone 90% e kursit eshte praktike. Ne besojme se teoria ka rendesie e saj por nese nuk praktikohemi nuk mund te arrijme te avancojme dhe te jemi te gatshem qe ne shkolle apo ne pune te marim nje projekt pa pasur frike se nuk do dime se si ta bejme.

Ora zhvillohet me nje shpjegim nga mesuesja e kursit, ku jep cdo informacion te nevojshem duke demonstruar nje shembull per leksjonin perkates dhe me pas studentet jane te lire qe ta zhvillojne kete detyre.

Ata mbikqyren gjate gjithe kohes por pa i bezdisur ose krijuar presion dhe nese kane pyetje ne i ndihmojme, nese jo ne fund te cdo ore mesuesja kontrrollon detyren duke pare procesin e punes si dhe gabimet qe ata mund te kene bere.

Pavarsisht gabimeve qe femijet mund te bejne, ne kemi menduar qe menyra me e mire per ta rregulluar kete gje, eshte qe leksionin e rradhes ti jepet dicka e ngjashme ne menyre qe te kene mundesi te praktikohen mbi te njejtin leksion me shume se nje here.

Sparrow Design Sparrow Design
2 years ago | sindi

Si ndikon Graphic Design tek femijet dhe per cfare i ndihmon kursi i Procreate/Sketchbook?

Ne jetojme ne boten e Teknologjise ku cdo femije ka nje ipad ose nje tablet.Shpeshhere perdoret per lojra te cilat nuk sjellin asnje benefit ne zhvillimin e femijes.

Programet Digitale jane jo vetem argetuese por dhe informuese dhe luajne nje rol shume te madh ne zhvillimin e femijes, duke provuar durimin, duke praktikuar gjuhen angleze si dhe duke mesuar nje nga profesionet me te kerkuara te viteve te fundit.

Pse mos ta shfrytojme ipadin per dicka me te vleshme e cila dhe na argeton. Ne kohen e lire femija mund te krijoj ilustrime te ndryshme, ne kete menyre e shpenzon kohen duke u argetuar dhe mesuar njekohesisht.

Ne mendojme qe bazat e dezajnit meren qe ne femijeri dhe duke u rritur, jo vetem ne fushen e Graphic Design por dhe Marketing, Informatike etj mesimi i programeve te tjera behet me i lehte dhe gjithashtu ana kreative, qe luan nje rol teper te rendesishem ne boten e teknologjise eshte zhvilluar mjaftueshem.

Cdo gje qe ne na rrethon eshte design, cdo profesion ka nevoje per nje designer, cdo reklame. logo, kartivizite, veshje etj eshte e krijuar nga nje designer.

^

Already a member? Login.

Place this code where you want the questions and answer appear on your website.

<div class="faq-container"></div><script channelShortName="sparrow-design" id="faq-question-list-script" src="https://static.faqabout.me/widgets/question-list-widget.min.js"></script>
Click to copy