FAQ About Sparrow Design
Si zhvillohet nje ore mesimdhenie ne Sparrow Design?
Ne studion tone 90% e kursit eshte praktike. Ne besojme se teoria ka rendesie e saj por nese nuk praktikohemi nuk mund te arrijme te avancojme dhe te jemi te gatshem qe ne shkolle apo ne pune te marim nje projekt pa pasur frike se nuk do dime se si ta bejme.
Ora zhvillohet me nje shpjegim nga mesuesja e kursit, ku jep cdo informacion te nevojshem duke demonstruar nje shembull per leksjonin perkates dhe me pas studentet jane te lire qe ta zhvillojne kete detyre.
Ata mbikqyren gjate gjithe kohes por pa i bezdisur ose krijuar presion dhe nese kane pyetje ne i ndihmojme, nese jo ne fund te cdo ore mesuesja kontrrollon detyren duke pare procesin e punes si dhe gabimet qe ata mund te kene bere.
Pavarsisht gabimeve qe femijet mund te bejne, ne kemi menduar qe menyra me e mire per ta rregulluar kete gje, eshte qe leksionin e rradhes ti jepet dicka e ngjashme ne menyre qe te kene mundesi te praktikohen mbi te njejtin leksion me shume se nje here.